Prodhimet nga Kosova në New York
Produkte të ndryshme nga Kosova do të ekspozohen në një nga panairet me të rëndësishme, "Fancy Food Show", që këtë vit mbanë edicionin e 61-të në New York.
Lajme
MBPZHR-ja do të mbështesë pjesëmarrjen e Kosovës në këtë panair dhe për këtë sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Do të jenë 18 m2 që janë ndarë për prodhuesit tanë dhe përveç tjerash aty do të kenë mundësi të takimeve me prodhues e tregtarë nga e mbarë bota, për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit. Pjesëmarrja në këtë panair do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme që të promovohen edhe më shumë produktet tona dhe të krijohen mundësi te reja për rritje të eksportit.