Procesi në Hagë: Mbrojtja e Thaçit kërkon që Bislim Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që edhe një dëshmitarë tjetër të shtohet në listë. Sipas mbrojtjes, dëshmia e tij është tejet e rëndësishme. Dëshmia e Zyrapit është kërkuar të pranohet me shkrim. “Shtimi në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe pranimi i pesë deklaratave të tij është, pra, në interes të…

Lajme

14/11/2025 23:39

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që edhe një dëshmitarë tjetër të shtohet në listë.

Sipas mbrojtjes, dëshmia e tij është tejet e rëndësishme.

Dëshmia e Zyrapit është kërkuar të pranohet me shkrim.

“Shtimi në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe pranimi i pesë deklaratave të tij është, pra, në interes të drejtësisë dhe i domosdoshëm për të siguruar drejtësinë e gjykimit dhe të drejtën e z. Thaçi për të shqyrtuar, ose të ketë të shqyrtuar, dëshmitarët kundër tij dhe për të siguruar paraqitjen dhe dëgjimin e dëshmitarëve në emër të tij, në të njëjtat kushte si dëshmitarët kundër tij”, thuhet në kërkesë.

Kujtojmë që janë më shumë se 5 vite qëkur grupi Thaçi dhe të tjerët po gjykohen në Hagë për krime lufte e ndaj të cilëve ende nuk është marrë ndonjë vendim.