Procesi i normalizimit është i pakthyeshëm
Jelko Kacin thotë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi historike dhe se zbatimi i saj është tejet i rëndësishëm.
Lajme
Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, thotë se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, është i pakthyeshëm.
Eurodeputeti Kacin u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, luftën kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.
“Normalizimi i marrëdhënieve do të ketë probleme edhe në të ardhmen, por unë besoj fuqishëm se ky proces është i pakthyeshëm”.
“Zgjedhjet lokale në Kosovë paraqesin një test të rëndësishëm”.
Kacin citohet nga mediet serbe të ketë thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi historike dhe se zbatimi i saj është tejet i rëndësishëm.
Ai i ka bërë këto komente në takimin e Këshillit për Politikë të Jashtme të PE’së, në lidhje me përparimin e Serbisë drejt BE’së.