Problemi Ramos

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos nuk është duke arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Santiago Bernabeu.

Sport

08/05/2015 15:54

Mbrojtësi Sergio Ramos është një prej futbollistëve kryesorë në Real Madrid.

Por, ai është shndërruar në një problem për kryesinë e gjigantit madrilen. Sipas “Sky Sport”, negociatat mes palëve për vazhdimin e kontratës së tij, e vlefshme deri më 2017, nuk janë duke shkuar sipas planit.

Reali i ka ofruar Ramosit pagë prej 7 milionë eurosh në vit, por ai kërkon 10.

Dhe, kjo ka sjellë një situatë të pavolitshme ku nevojiten negociata të tjera për të gjetur një pajtim në mënyrë që Ramos ta plotësojë dëshirën e tij, të pensionohet në Santiago Bernabeu.