Problemet në sistemin kompjuterik, shkaktojnë kaos në trafikun ajror në Londër

Ndërprerjet e fluturimeve në aeroportet e Britanisë së Madhe janë shkaktuar nga një “dështim i ri i sistemit kompjuterik, i cili nuk ka ndodhur kurrë më parë”, ka bërë të ditur Shërbimi Kombëtar i Trafikut Ajror.

Bota

13/12/2014 15:49

Ky problem ka shkaktuar kaos në gjithë Britaninë të premten.

Fluturimet i janë kthyer normalitetit të shtunën, edhe pse 40 të tilla janë anuluar në aeroportin Heathrow.

Sekretari i Transportit, Patrick McLoughlin, ka thënë se situata është e papranueshme.

Defekti teknik ka ndodhur në qendrën kontrolluese Swanwick, në jug të Londrës.

Swanwick kontrollon 200,000 milje katrorë të hapësirës ajrore mbi Angli dhe Wells dhe ka të punësuar rreth 1,300 kontrollorë./REL/