Probleme tek Arsenali, Arteta i nervozuar me Guendouzi

Mikel Arteta nuk është i kënaqur me sjelljet e Matteo Guendouzit, ashtuqë e ka lënë jashtë në ndeshjen e djeshme (e diel), kundër Newcastle, të zhvilluar në Premierligë.

Sport

17/02/2020 17:00

Mediet angleze me burime brenda Arsenalit bëjnë të ditur se francezi bëri gjeste të pahijshme gjatë kohës që skuadra po qëndronte në Dubai për pushime dimërore.

Tekniku spanjoll që prej ardhjes së tij në ‘Emirates’ ka bërë të ditur se dëshiron disiplinë brenda klubit, përmes së cilës synon ngritjen e klubit në nivele më të larta, transmeton lajmi.net.

Pas këtyre ndodhive, 21-vjeçari është në telashe për ta bindur spanjollin për një vend startuesi në skuadrën e ‘’Topçinjëve’’.

Nga një titullar i padiskuteshëm nën drejtimin e Unai Emery, Guendouzi është kthyer në një plan të dytë për Artetan, i cili sheh dyshen Xhaka-Torreira si më efikase në mesfushën e ish-kampionëve anglezë.

Gjatë këtij sezoni mesfushori ka luajtur në 21 ndeshje në Premierligë, prej të cilave ka realizuar një asistim për shokët e skuadrës. /Lajmi.net/