Probleme te Reali, Bale e Jovic dërgohen në shtëpi

Dy lojtarët e Real Madrid, Gareth Bale dhe Luka Jovic janë dërguar në shtëpi gjatë ditës së djeshme për shkak të dhimbjeve të stomakut.

Sport

20/02/2020 10:14

Ylli uellsian dhe Luka Jovic u larguan pasi Zinedine Zidane ka frikë se sëmundja mund të përhapet.

Bale mbërriti me kohë në seancë, por iu tha të largohej dhe u pa duke ikur nga terreni rreth orës 10:30 të mëngjesit, transmeton lajmi.net.

Të dy Bale dhe Jovic janë tani dyshime serioze për ndeshjen e së shtunës kundër Levante.

Por kjo mund të jetë arsye e madhe për tifozët e Madridit, të cilët kanë vërshëllyer rregullisht Bale për shfaqjet e tij të dobëta në ‘Bernabeu’. /Lajmi.net/