Probleme te Bayern, Gnabry dhe Lewa në dyshime ndaj Barcelonës

Sulmuesit Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski janë në dyshime për takimin e radhës të Bayern Munich ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/09/2021 20:29

Të dy lojtarët u zëvendësuan në sfidën e fundit kundër RB Leipzigut, transmeton lajmi.net.

Trajneri Julian Nagelsmann konfirmoi lëndimin e Gnabryt që është dëmtuar në shpinë, derisa tha se nuk e di nëse do jetë gati për të martën.

Ndërsa, polaku nuk ka ndonjë lëndim në strukturë, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Mbetet që Bayern në ditët në vijim të konfirmoi lëndimet e futbollistëve dhe nëse do jenë gati për takimin ndaj katalunasve.

Në përballjen e fundit, Bayern mposhti Barcelonën me rezultat 2 – 8./Lajmi.net/