Probleme te Barcelona, Roberto humb El Clasico-n

Sergi Roberto do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Barcelonës me Napolin dhe El Clasico-n kundër Real Madrid pasi lëndoi muskujt në këmbën e djathtë.

Sport

23/02/2020 17:58

Spanjolli ishte një zëvendësues i papërdorur pasi Barca mposhti të shtunën Eibarin 5-0 por Roberto, i cili mund të luajë si mbrojtës i djathtë ose në qendër të mesfushës, nuk është pjesë e skuadrës për udhëtimin në Itali në mesjavë.

Barca konfirmoi që Roberto do të humbasë rreth tre deri në katër javë përmes një deklarate në faqen e tyre zyrtare, që do të thotë se ai do të humbasë edhe sfidën jetësore kundër Real Madrid fundjavën e ardhshme, përcjell lajmi.net.

28-vjeçari ka qenë i rregullt për katalanasit këtë sezon, pasi ka luajtur 29 herë dhe ka ndihmuar me disa asistime dhe një gol, i cili u shënua kundër Getafe në 15 shkurt. /Lajmi.net/