Probleme për Schumacherin

Ish-piloti gjerman i Ferrarit, sipas gazetës, ende nuk është në gjendje të flasë, të ecë dhe është shumë pak i ndërgjegjshëm për ambientin që e rrethon.

Sport

23/09/2015 13:11

Michael Schumacher tashmë peshon më pak se 45 kg dhe ka përmirësime fare të vogla. Kjo gjë që nuk jep shpresa për një mrekulli.

Kështu shkruan e përditshmja angleze “Daily Express”, që citon një burim pranë familjes së 7 herë kampionit të Formulës 1, i cili në 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident të rëndë duke bërë ski në Meribel të Francës.

Ish-piloti gjerman i Ferrarit, sipas gazetës, ende nuk është në gjendje të flasë, të ecë dhe është shumë pak i ndërgjegjshëm për ambientin që e rrethon, raporton “Top Channel”.

Aktualisht, Schumi ndodhet në shtëpinë në Gland të Zvicrës, ku ndiqet pa pushim nga 15 profesionistë.