Probleme për Romën, Dzeko do humbasë tre ndeshje

Roma do të jetë pa sulmuesin e saj, Edin Dzeko për tre ndeshjet e ardhshme.

Sport

26/02/2021 18:15

AS Roma ka marrë lajmin e keq se kapiteni, Edin Dzeko, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Bragas në Europa League, transmeton lajmi.net.

Dzeko doli nga loja në pjesën e dytë, shkaku i problemeve fizike por pas ekzaminimeve mjekësore është mësuar se boshnjaku ka pësuar lëndim të shkallës së parë në pulpën e këmbës së majtë.

Dzeko do jetë jashtë gjatë dy javëve të ardhshme.

Ndeshjet të cilat do të mungojë ai janë, Milan, Fiorentina dhe Genoa./Lajmi.net/