Probleme për Realin, lëndohet Benzema
Real Madridi ka marrë një goditje mëngjesin e sotëm. Sipas raportimit të ‘Marca’ sulmuesi i ‘Mbretërve’, Karim Benzema nuk është stërvitur as sot me ekipin dhe është pothuajse jashtë për ndeshjen ndaj Espanyol, transmeton lajmi.net. Raporti shton që francezi nuk ishte pjesë e stërvitjes as gjatë ditës së djeshme. ‘The Athletic’ njofton që Benzema ka…
Sport
Real Madridi ka marrë një goditje mëngjesin e sotëm.
Sipas raportimit të ‘Marca’ sulmuesi i ‘Mbretërve’, Karim Benzema nuk është stërvitur as sot me ekipin dhe është pothuajse jashtë për ndeshjen ndaj Espanyol, transmeton lajmi.net.
Raporti shton që francezi nuk ishte pjesë e stërvitjes as gjatë ditës së djeshme.
‘The Athletic’ njofton që Benzema ka probleme me kyçin e këmbës.
Mbetet të shihet se sa gjatë do mungojë ‘Topi i Artë’ për Real Madridin.
Benzema ka treguar formë të mirë edhe sezonin e ri me Realin, në 27 ndeshje sulmuesi ka shënuar 18 gola dhe ka pesë asistime.
Kujtojmë që Reali pret në ‘Santiago Bernabeu’ Espanyol më 11 mars (e shtunë), nga ora 14:00./Lajmi.net/