Probleme në mbrojtje për Ancelottin

Trajneri i Real Madridi do të jetë pa mbrojtës qendror në ndeshjen e ardhshme, në La Liga ndaj Espanyol.

Sport

21/04/2022 19:55

Ancelotti do të përballet me probleme të mëdha në ndeshjen e ardhshme në xhiron 34, në La Liga.

Gjatë ndeshjes në mes Real Madrid dhe Osasuna, Eder Militao dhe Nacho Fernandez u ndëshkuan me karton të verdhë dhe do të mungojnë në ndeshjen ndaj Espanyol.

Kjo për shkak të sanksioneve me pesë kartonë të verdhë me radhë që të dy kanë marr, transmeton lajmi.net.

Në dyshime për atë ndeshje do të jetë edhe Alaba, pasi u largua në fund të pjesës së parë si pasojë e një lëndimi.

Mbetet të shihet se me cilët lojtarë do të startojë Ancelotti, në ndeshjen e 30 prillit ndaj Espanyol që fillon në orën 16:15./Lajmi.net/