Problem te Zvicra, pak para ndeshjes me Shqipërinë

Zvicrës i ka dalë sot një problem, pak para fillimit të “Euro 2016”.

Sport

08/06/2016 13:27

Problemet kanë nisur që pas ditës së parë të kombëtares Zvicerane në Francë. Dy gazetarë janë shpallur tashmë “ te padëshirueshëm” në Zyvinjak, pasi kishin tentuar të hynin pa autorizim në hotelin ku qëndronin zviceranët.

Gazetarët kanë deklaruar se janë larguar nën presionin e ushtrimit të dhunës nga ana e policisë, ndërsa zëdhënësi i Federatës Zvicerane të futbollit e ka mohuar që të kenë bërë një kërkesë për shoqërimin e gazetarëve me dhunë jashtë kompleksit, përcjell “Panorama Sport”.

Trajneri Vladimir Petkovic e ka kufizuar praninë e medias në seancat stërvitore duke mos rrezikuar që t’i rrjedhë asnjë prej “sekreteve” të helvetikëve.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.