Problem serioz për Guardiolën

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka një problem. Ai thotë vetëm tetë ose nëntë futbollistë janë plotësisht të gatshëm për ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit.

Sport

12/08/2014 17:38

Pep Guardiola thotë se ka vetëm “tetë ose nëntë” futbollistë të ekipit të parë të Bayern Munichut të gatshëm për lojë pas rikthimit të vonshëm nga Kampionati botëror.

Gjiganti bavarez do të takohet me Borussia Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë të mërkurën.

Dhe, Guardiola është i brengosur me yjet si Arjen Robben, Philipp Lahm, Thomas Muller, Bastian Schweinsteiger e shumë të tjerë që u kthyen më vonë në stërvitje për shkak të angazhimeve në Brazil.

“Verën e shkuar futbollistët e mi ishin më të gatshëm për Superkupë. Kësaj radhe kam vetëm tetë ose nëntë futbollistë që janë plotësisht të gatshëm, askënd tjetër”, deklaroi Guardiola.

“Kjo nuk është një miqësore, është një finale, Ne do të luajmë për fitore”, u shpreh ai.