Problem në Milan, Donnarumma dhe … Bonucci (FOTO)
Mino Raiola ka zbuluar një lajm të madh nga Milan.

Sport
Menaxheri i portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola ka zbuluar një problem që ka ndodhur te skuadra nga San Siro.
Ai ka bërë të ditur se portierit i ishte premtuar shiriti i kapitenit pasi vazhdoi kontratën në klub. Por, gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Leonardo Bonuccit nga Milan.
“Për Donnarumman ishte premtuar shiriti i kapitenit. Asgjë kundër Bonuccit por vetëm të sqarohemi”, deklaroi ai për “Rai Sport”, përcjell “lajmi.net”.
Bonucci u emërua kapiten i ri i Milanit menjëherë pas transferimit në klub nga kampioni i Serie A, Juventus. /Lajmi.net/