Problem në Gjermani, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Gjermania vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve ditore me COVID-19.

Bota

25/09/2020 08:22

Gjermania ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 2,153 në 280,223, treguan të Premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 15 në 9,443, tregoi shifra. /Lajmi.net/