Problem i madh për Realin

Treshja e sulmuese e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Karim Benzema kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre deri më tani gjatë vitit 2015.

Sport

03/03/2015 09:10

Real Madrid ka një problem të papritur.

Nga ata që deri vonë konsideroheshin si treshja më e fortë sulmuese në Evropë, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Karim Benzema kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre deri më tani gjatë vitit 2015.

Dhe, ky problem ka filluar të vërehet edhe në rezultatet e ekipit, së fundmi në barazimin 1:1 me Villarrealin në Santiago Bernabeu të dielën.

Ky barazim bëri që Los Blancos tani të kenë vetëm dy pikë avantazh ndaj Barcelonës.

Por, statistikat tregojnë një pasqyre edhe më të zezë ku treshja Ronaldo, Bale e Benzema, kanë realizuar vetëm 24 gola në 13 ndeshje.