Problem edhe pika e 5-të, dialogu

Përveç rishkimit të marrëveshjes së LVAN-it për postin e kryeministrit, Blloku paszgjedhor do të detyrohet ta ndryshojë edhe pikën e 5-të, e cila bisedimet me serbët ia beson “Vetëvendosjes”. 

Lajme

14/11/2014 08:25

Ndërkombëtarët po kërkojnë që Lëvizja e Kurtit të mos jetë pjesë e dialogut, shkruan e përditshmja Zëri.

Analistët politikë e vlerësojnë se subjektet e Bllokut në ditët e ardhshme do të gjenden edhe para një presioni për të ndryshuar Marrëveshjen, që ka të bëjë me përfshirjen e “Vetëvendosjes” në Qeverinë e ardhshme dhe sidomos në udhëheqjen e dialogut. 

Përveç kërkesës së LDK-së, që posti i kryeministrit t’i takojë Isa Mustafës, partitë e Bllokut paszgjedhor, VLAN, do të gjenden edhe para një vendimi tjetër të vështirë, atë të ndryshimit të pikës pesë të Marrëveshjes “LAN-Vetëvendosej”, ku çështja e dialogut me Serbinë i është lënë në “duar” partisë së Albin Kurtit.