Problem edhe me Platinin

Pas Sepp Blatterit, Cristiano Ronaldos i ka dalë një problem edhe me presidentin e UEFA’së, Michel Platini. Ylli i Ream Madridit ka akuzuar kreun e Federatës Evropiane të Futbollit se tentoi ta provokonte. Platini bëri shaka duke thënë se data e votimit për Topin e Artë u zgjat në favor të yllit portugez, por në…

Sport

04/12/2013 13:50

Pas Sepp Blatterit, Cristiano Ronaldos i ka dalë një problem edhe me presidentin e UEFA’së, Michel Platini.

Ylli i Ream Madridit ka akuzuar kreun e Federatës Evropiane të Futbollit se tentoi ta provokonte.

Platini bëri shaka duke thënë se data e votimit për Topin e Artë u zgjat në favor të yllit portugez, por në mediat spanjolle, deklarata u mor me mjaft seriozitet.

Njësoj ka reaguar edhe Ronaldo i cili ka kërcënuar se në vend se të shkojë për të marrë pjesë në ceremoninë në Zurich më 13 janar, ai mund të mbetet në Madrid ose të qëndrojë në Portugali.

“Mendoj se Platini u mundua të më provokonte. Nuk do të përgjigjem. Unë përgjigjem në fushë. Në ditën e ceremonisë së Topit të Artë mund të qëndroj në Spanjë ose në Zurich, ose këtu në Madeira me familjen time”, deklaroi Ronaldo para gazetarëve në Madeira, ku është duke kaluar disa ditë pushimi para hapjes së muzeut personal.

Ronaldo është një prej favoritëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë së bashku me Franck Riberyn dhe Lionel Messin.

Kundërshtimi i Ronaldos pas deklaratës së Platinit erdhi pas përplasjes së tij me presidentin e FIFA’së, Sepp Blatter i cili e kishte përshkruar atë si “komandant” dhe “futbollist i cili shpenzon shumë para të frizeri”.