Pro-rusët rrëzuan një MiG 29 të ushtrisë ukrainase
Separatistët prorusë e kanë rrëzuar të dielën një aeroplan luftarak ukrainas në zonën lindore të Ukrainës.

Bota
Zyrtarë të ushtrisë së Ukrainës kanë thënë se aeroplani MiG-29 është rrëzuar të dielën në rajonin e Lluhanskut pasi është nisur një sulm ndaj rebelëve.
Zyrtarët thanë se piloti ka arritur të braktisë aeroplanin e goditur dhe është shpëtuar nga forcat ukrainase.
Ndërkohë konvoji humanitar rus është duke pritur në kufirin ukrainas për tu kontrolluar dhe më pas të dërgojë furnizime në rajonin lindor të Ukrainës, raporton REL.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se përfaqësuesit e saj kanë shkuar në kufi ku gjendet konvoji, por ende po presin që të fillojnë inspektimin zyrtar.
Kryqi i Kuq ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë pajtuar rreth procedurave që do të lejonin futjen e konvojit në Ukrainë.