Pro-rusët e Ukrainës rrëmbejnë edhe një gazetar

Ka dy ditë që nuk dihet gjë për gazetarin ukrainas, Yavhen Hapych, i gazetës “Reporter” të Ukrainës, i cili është rrëmbyer nga separatistët pro-rusë.

Bota

24/04/2014 19:21

Gazetari Hapych është kidnapuar në rajonin lindor Donetsk , vend ku grupe të armatosura pro-ruse kanë marrë objektet qeveritare, transmeton KosovaPress.

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve në Ukrainë ka bërë me dije se gazetari është zhdukur më 22 prill, pasi që kishte dërguar një raport nga lindja e Ukrainës në lidhje me situatën atje.

Pro-rusët në Ukrainë deri më tani kanë rrëmbyer disa gazetarë, duke përfshirë gazetarë nga Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Bjellorusia.

Të paktën tre gazetarë, duke përfshirë edhe gazetarin amerikan Simon Ostrovsky, konsiderohet se janë të zhdukur dhe po mbahen nga pro-rusët

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve ju ka bërë thirrje autoriteteve në Ukrainë dhe militantëve pro-rusë që të ofrojnë siguri për gazetarët që e mbulojnë rajonin e krizës.