Pro dhe kundër Januzajt

Manchester United shfaqi shenja të fytyrës së vërtetë në fitoren 1:0 kundër liderit Arsenal në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë, para pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare. Mirëpo, skuadra e menaxherit David Moyes nuk ishte në gjendje ta përcjell fitoren ndaj Arsenalit me një tjetër kundër Cardiffit të dielën. Edhe pse ishin në epërsi 2:1,…

Sport

26/11/2013 14:08

Manchester United shfaqi shenja të fytyrës së vërtetë në fitoren 1:0 kundër liderit Arsenal në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë, para pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare.

Mirëpo, skuadra e menaxherit David Moyes nuk ishte në gjendje ta përcjell fitoren ndaj Arsenalit me një tjetër kundër Cardiffit të dielën.

Edhe pse ishin në epërsi 2:1, United pranoi një gol në minutën e parë të lojës shtesë dhe u ndal në barazim. Ylli kosovar Adnan Januzaj ishte titullar dhe luajti për 67 minuta, kur ia liroi vendin sulmuesit Danny Welbeck.

Edhe pse Unitedit iu mohua fitorja krejt në fund, portali w

“18-vjeçari depërtoi në skenë kundër Sunderlandit por prej atëherë nuk ka arritur të jap ndonjë kontribut të madh në ambiciet e zbehta të Unitedit për titull. Por, Moyes gaboi me zëvendësimin e tij kundër Cardiffit sepse Januzaj është i aftë të driblojë kundërshtarë dhe shpeshherë faullohet në pozita prej të cilave Rooney mund të realizojë gol”, shkruan portali.

Pse Januzaj po luan kaq shpesh?

Mirepo, ka edhe të atillë që mendojnë se Adnan Januzaj është duke pasur minutazh të tepërt në Manchester United.

“Ai ishte anonim për më tepër se një orë lojë para se Danny Welbeck u inkuadrua në vend të tij kundër Cardiffit. Andaj, pse ai preferohet para futbollistëve më me përvojë si Young ose i riu Zaha?”, shkroi portali www.givemesport.com.

“Inkuadrimi i tij i shpeshtë në formacionin bazë tregon problemet e skuadrës. Moyes me Januzajn ka skuadër me më pak përvojë dhe e lë 18 vjeçarin të hapur për kritika”.

Megjithatë, tifozët e Manchester Unitedit vazhdojnë të jenë të mahnitur nga talenti i kosovarit dhe kënduan për të edhe para duelit me Cardiffin.