Prizreni, ndalesa e Ramës gjatë rrugës për në shtëpi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë rrugës për në shtëpi, do të qëndrojë për pak kohë edhe në Prizren. Rama në Prizren pritet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. 

Lajme

11/11/2014 15:23

Pas vizitës së realizuar në Luginën e Preshevës, ku edhe iu drejtua shqiptarëve të kësaj pjese me një fjalim, ai tashmë ka marrë rrugën për Kosovë, e që tashmë vetëm sa ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Telegrafi” mëson se ai do të vazhdojë rrugën për në qytetin e Prizrenit, ku pritet që ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, të shtrojë drekë për shefin e qeverisë shqiptare dhe delegacionin i cili e ka përcjellë atë.