Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

Prizreni i mbushur me xhami, aty nis ndërtimi i një të reje

22:09 | 21 Nentor 2020

Përkundër se Prizreni është komuna që ka më së shumti xhami në Kosovë, aty tani po ndërtohet edhe një.

Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një komunikate për media, teksa është bërë e ditur se ajo do t’i ketë rreth 600 metra katror, shkruan lajmi.net.

E njëjta sipas BIK-ut do të financohet nga bamirësit e Prizrenit.

Ndryshe, në Prizren janë të ndërtuara afërsisht 35 xhami.

Njoftimi i plotë:

Edhe një xhami e re, në qytetin e Prizrenit!

Me Kuran, dua e tekbire, filluan punimet për ndërtimin e xhamisë së re, në lagjen “Bajër” të Prizrenit.

Truallin e xhamisë e kanë dhuruar vëllezërit Rototo (Bedredin, Osman, Mahmut e Xhoshkun) nga Prizreni, në sipërfaqe prej 600 m2. Ndërsa, investimin e bëjnë bamirësit e Prizrenit, sikurse edhe xhamitë e tjera.