Prizreni është i PDK’së
Ramadan Muja ka shpallur fitore të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren. Ai thotë se po të ishte në vend të Eqrem Kryeziut do t’ia uronte fituesin.

Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Ramadan Muja, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e balotazhit.
Sipas tij, fitorja e PDK’së është me diferencë rreth 5 mijë vota.
Kështu, ai ka mundur sërish Eqrem Kryeziun e LDK’së.
“Fitorja është shumë legjitime kundër kandidatit me diferencë rreth 5 mijë vota. Ifalënderoj shumë qytetarët e komunës së Prizrenit që kanë dalë me këtë përqindje, më japin të kuptoj se e kanë marrë seriozisht punën”.
“Shfrytëzoj rastin që të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit t’ua uroj fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”.
Në pyetjen nëse kundërkandidati i tij, Eqrem Kryeziu, ia ka uruar fitoren Mujës, ai ka thënë”
“Ai (Eqrem Kryeziu) nuk e praktikon këtë kurrë. Kam fituar edhe në zgjedhjet e kaluara por nuk e ka parë të arsyeshme të shpreh sjellje çfarë i takon një intelektuali. Unë po të kisha humbur do të ja uroja atij fitoren”.