Prizrenasi sulmon të ëmën dhe i vë zjarrin shtëpisë së tij

Policia raporton se në Prizren ka ndodhur një zjarrvënie e qëllimshme.

Lajme

01/02/2015 13:05

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës të së shtunës, me ç’rast është arrestuar një i dyshuar pasi që ai, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar nënën e tij dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë.

Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, ndërkaq i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.