Prizrenasi nga protagonistët kryesorë, Vedat Muriqi me shokë ndalin Barcelonën

Është mbyllur para pak çastesh dueli i mbrëmjes në La Liga. Mallorca e ka ndalur Barcelonën në “Son Moix” duke luajtur baras 2-2, përcjell lajmi.net. Në fakt vendasit ishin në epërsi, por udhëtuesit përmes Lopezit, një çerek ore lojë pa përfunduar takimin barazuan shifrat, shifra këto që dolën të jenë edhe përfundimtare. Një nga protagonistët…

Sport

26/09/2023 23:37

Është mbyllur para pak çastesh dueli i mbrëmjes në La Liga.

Mallorca e ka ndalur Barcelonën në “Son Moix” duke luajtur baras 2-2, përcjell lajmi.net.

Në fakt vendasit ishin në epërsi, por udhëtuesit përmes Lopezit, një çerek ore lojë pa përfunduar takimin barazuan shifrat, shifra këto që dolën të jenë edhe përfundimtare.

Një nga protagonistët kryesorë padyshim se ishte edhe Vedat Muriqi.

Prizrenasi realizoi golin e parë për skuadrën e tij, ndërsa asistoi në të dytën, identik siç bëri edhe Raphina te Blaugrana.