Prizrenasi e hapi lokalin e bixhozit edhe në kohën e pandemisë

Në vitin e kaluar Qeveria kishte vendosur të mbyllë të gjitha bizneset që organizon lojëra të fatit. Por, një person nga Prizreni e hapi lokalin e lojërave të fatit edhe në kohën e pandemisë.

Lajme

04/04/2020 11:26

Policia ka njoftuar se në Prizren, konkretisht në rrugën “Beteja e Kabashit” ka hasur në një lokal i cili po punonte ilegalisht, kundër vendimit të Qeverisë të vitit të kaluar dhe kundër vendimit për masat e marra ndaj Kovid 19.

“Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, kishte organizuar lojëra të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet ën njoftimin e policisë së Kosovës.

Rasti është hapur për “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. /Lajmi.net/