Prizren, tenton ta mbys veten duke pirë barna

Policia e Kosovës i është përgjigjur një thirrje për ndihmë e cila ka dalë të ishte një tentim për të vrarë veten nga një femër në qytetin e Prizren.

Lajme

09/08/2015 18:04

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ku viktima e këtij rasti kishte tentuar të vetëvritej duke pirë një sasi të barnave të llojeve të panjohura, raporton lajmi.net.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të cilët nuk kanë bërë të ditur motivet e mundshem të këtij veprimi.(lajmi.net)