Printoni një selfie 3D të vetës tuaj

Keni printuar ndonjëherë një selfie 3D të vetës tuaj? Pra, kjo do të jetë gjëja e ardhshme e mrekullueshme në botën e selfieve.

Fun

25/02/2015 14:29

Kompania me bazë në Duseldorf, Gjermani – DOOB 3D – mund të prodhojë një figurë katër inç të trupit tuaj në mënyrë të detajuar, apo me fjalë të tjera, një selfie 3D.

Kompania ka katër skanerë 3D të teknologjisë së lartë të cilët mund ta bëjnë printimin në kualitet shumë të lartë, transmeton Lajmi.net.

Kjo kompani ka përfaqësueset e saj në Tokio, LA dhe në Nju Jork. Dyqanet e kësaj kompanie kanë filluar të vërshohen nga turmat e njerëzve të cilët dëshirojnë të kenë një selfie 3D të vetës së tyre.

Klienti hyn në kabinën për fotografim, qëndron në pozitën të cilën dëshiron, dhe më pas pajisja Doob-licator shkrepë të gjitha kamerat në të njëjtën kohë. Kjo krijon një skanim të plotë të trupit në vetëm një sekondë, transmeton Lajmi.net.

Hapi tjetër përfshinë imazhet e kapura në 18MGP përmes programit të kompanisë, i cili krijon një model 3D të subjektit.

Printimi i një selfie në 3D kushton në vartësi të madhësisë që ju e merrni, nëse dëshironi një selfie 3D të madhësisë reale të trupit tuaj atëherë kjo kushton rreth $70,000.

Më poshtë mund të shihni disa printime në 3D që disa njerëz i kanë bërë:

3d-printed-man 3d-selfie-3500x374xshapify-me.jpg.pagespeed.ic.gpOuV0ov3Y1387450296_piccolissimo3-600x335article-0-1B455EEB000005DC-344_634x583