Pritje të gjata për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi (Video)

Në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare, pritjet gjatë të mërkurës po zgjasnin më shumë se dy orë, ndërsa kolonat ishin të gjata mbi tre kilometra.

Lajme

12/08/2015 20:38

Në kolonë shiheshin mërgimtarë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Ata po ktheheshin nga pushimet në Kosovë, raporton Tribuna Channel.

Burim Mehmeti nga Vushtrria është ndër ata që kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar kufirin. Ai bashkë me familje ishin nisur për në Suedi.

YouTube player