Pritja përfundon, ja kur do të kthehet Rashica

Milot Rashica është në prag të rikuperimit të plotë nga lëndimi te skuadra e Werder Bremen.

Sport

17/09/2019 14:24

Pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit të Werder Bremenit shkaku i një lëndimi muskulor, Milot Rashica do të kthehet në fushën e lojës të shtunën, për ndeshjen kundër Leipzigut.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

Rashica mungoi në periudhën e fundit te skuadra nga Bundesliga, përfshirë edhe dy ndeshjet e fundit të Kosovës ndaj Republikës çeke dhe Anglisë, transmeton lajmi.net. Por, ai do të kthehet në skuadër për ndeshjen e fundjavës.

“Miloti duket mirë. Ai duhet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Leipzigut”, tha Frank Baumann.

Bremeni do të zhvillojë të shtunën ndeshjen kundër Leipzigut. /Lajmi.net/