Pritet takimi mes drejtuesve të Romës dhe Juventusit – transferohen dy lojtarë

Drejtuesit e skuadrës së Romës do të udhëtojnë drejt Torinos për takuar drejtuesit e Juventusit, lidhur me transferimin e dy lojtarëve.

Sport

12/08/2019 18:32

Skuadra nga kryeqyteti italian po synon që të transferojë dyshen e Juventus, Gonzalo Higuain dhe Daniele Rugani.

Sipas ‘Sportitalia’, Roma mund të sigurojnë shërbimet e Rugani në një marrëveshje huazimi për një sezon, me mundësi blerjeje prej 20-25 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sa i përket situatës së Higuain, Roma mund ta huazojë lojtarin për shumën e 9 milionë eurove, me obligim blerjeje.

Lojtari argjentinas ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në Juventus, por Roma do të tentojë deri në fund. /Lajmi.net/