Pritet rregullimi i “rrugës së rrezikshme” (Video)
Ka disa muaj që rruga Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në lagjen Veternik, është shembur dhe ende nuk është rregulluar.

Lajme
Komuna e Prishtinës ka filluar sanimin e këtij problemi para dy javësh, mirëpo punimet ende nuk kanë përfunduar, raporton Tribuna Channel.
Drejtori i infrastrukturës në komunën e Prishtinës Hysen Durmishi, ka thënë se pritet që shpejt të evitohet kjo shembje, mirëpo nuk ka dhënë një afat të caktuar kohor.
