Pritet që të ndodhë njëri nga vullkanet më vdekjeprurës?

Njëri nga vullkanet më vdekjeprurës në botë, i cili vrau me mijëra persona, kur ndodhi tri dekada më parë, po tregon shenja të tjera shpërthimi.

Bota

09/06/2016 19:22

Akull mbuluesi Nevado del Ruiz mbulon më shumë se 120 milje në katror në Kolumbinë qëndrore, shkruan express.co.uk, transmeton lajmi.net.

Ai ka treguar shenja të ndjeshme aktiviteti gjatë këtyre javëve, që çon në dhënien e një paralajmërimi të shpërthimit nga Shërbimi Gjeologjik Kolumbian.

Ekziston frika se vullkani mund të lëshojë rrëshqitjet vdekjeprurëse, nëse aktiviteti vazhdon.

Në nëntor 1985 një shpërthim i madh ka shkaktuar vdekjen e 23 mijë njerëzve.

Ky ishte shpërthimi më i keq në historinë e Amerikës Jugore dhe i katërti më i keq në gjithë botën./lajmi.net