Prishtinës lëshon 186 leje ndërtimi në vitin 2018, 10 më shumë se në 2017-ën

186 leje ndërtimore janë lëshuar nga Komuna e Prishtinës, ku prej tyre 103 janë të kategorisë së dytë dhe vetëm 83 të kategorisë së tretë.

Lajme

22/03/2019 15:35

Këto të dhëna i bëri të ditura, Ardian Olluri, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Ai tha se këto të dhëna flasin për vitin 2018, të cilat në krahasim me atë të 2017-ës, japin 10 leje më shumë për ndërtim.

“Janë trajtuar 2749 kërkesa administrative të cilat janë përfunduar me akte administrative 1722 kërkesa. Nga këto akte 186 leje ndërtimore, 103 leje ndërtimore të kategorisë së dytë dhe 83 leje ndërtimore të kategorisë së tretë. Sipërfaqja e lejuar ndërtimore është  869 mijë metra katrorë. Në krahasim me vitin 2017 janë lëshuar 176 leje ndërtimore dhe janë lejuar  563 309 metra katrorë. Dallimi është 10 leje më shumë të lëshuara në 2018”, tha Olluri.

Tutje Olluri, bëri të ditur se numër më të vogël ka pasur për certifikata të përdorimit. Sipas tij, në vitin 2018 janë pranuar vetëm 23 kërkesa dhe janë dhënë vetëm 17 certifikata, të tjerat janë proceduar për vitin 2019.

“Numër më të vogël të kërkesave e kemi pasur për certifikata të përdorimit. Kemi pranuar vetëm 23 kërkesa të cilat 17 janë përfunduar në vitin 2018 dhe 6 janë proceduar këtë vit. Edhe këtë vit prapë gjatë këtij viti kemi vetëm 5 kërkesa, kjo nuk është mirë sepse për ndërtimeve të leja kemi edhe numër të madh të cilat kanë leje ndërtimore por jo me certifikata të përdorimit. Prej vitit 2000 deri më tani janë lëshuar vetëm 71 leje të përdorimit drejtë 1724 lejeve ndërtimore, kryesisht për shkak të kërkesës së aplikacioneve”, shtoi Olluri.

Ai poashtu tha se në vitin 2018, janë ndërmarrë masa me qëllim të thjeshtëzimit të mënyrës së aplikimit për leje ndërtimore.

“Gjatë vitit 2018 kemi ndërmarrë disa masa me qëllim të të thjeshtëzojmë mënyrat e aplikimit për leje ndërtimore. Paraprakisht kërkohet që të përgatitet projekti dhe të rregullohet toka ndërtimore. Përveç sistemit stop shop që i mundëson komunës të sigurojë pëlqimet e nevojshme të KEDS-it, KUR Prishtina, pëlqimi për masa kundër zjarrit ne kemi eliminuar procedurën e pëlqimit për rregullimin e tokës ndërtimore. Procedura e rregullt, parasheh që palët të pajisen me pëlqim nga drejtoria e Urbanizimit”, tha ai.

Për vitin 2019, Olluri tha se parashihet të zgjerohet më shumë aplikimi elektronik.

“Në vitin e ardhshëm do shohim a me zgjerua edhe aplikimin elektronik. Zyra e banimit do ketë dy fushë veprime banimi publik dhe kushte të banimit në asistencë sociale do të në fushën e përmirësimit të kushteve të banimit kolektiv”, tha Olluri.

Sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, çfarëdo kërkesë që do të vije për leje ndërtimore do të publikohet në web faqen zyrtare. Sipas tij, problematik ka mbetur mungesa e certifikatave të përdorimit.

“Këtë vit çfarëdo kërkese për leje publikohet në web faqe.  Çdo kush mund ti sheh kushtet e lëshimit të lejes dhe poashtu publikohen në vendet ku do të ndërtohet. Problemin më të madh e kemi me faktin se shumica e dërgesave nuk e kanë certifikatën e përdorimit dhe me jo do thotë se shumica nuk e kanë të pranuar pranimin teknik dhe me ligj nuk është e rregulluar tash e tutje”, tha Ahmeti.

Ahmeti i bëri ftesë Inspekcionit që të aplikojë për pëlqim teknik dhe të mos bëjnë komplet pagesën pa pasur pëlqim teknik.

“Kërkon me ligj që të bëhet një vlerësim inxhinjerik i ndërtesës. Udhëzim administrativ për legalizim ende nuk ka dal kjo domethënë se mund të stopohet presim udhëzimin administrativ dhe do 40 mijë ndërtime pa leje apo shkelje të ligjit e që duhet të kalojnë procesin e legalizimit nëse janë në përputhje me kërkesat. Tash edhe kushtet publikoni aplikoni”, tha Ahmeti.