Prishtinë: Vdes një i moshuar në rrugë, shitësi i cigareve rrëfen ngjarjen (Video)
Një i moshuar rreth moshës 79 vjeçare është gjetur i vdekur sot në rrugën Gazmend Zajmi, në Prishtinë.

Lajme
I ndjeri ishte Jusuf Tmava një pensionist për të cilin rrëfen një shitës ambulant i cili ishte i fundit që e pa të gjallë Tmavën.
Pasi e rehatoi 79 vjeçarin në karrige, në vendin ku shet cigare, Esat Sahiti hyri në një lokal. E kur u kthye, e gjeti pensionistin të shtrirë për toke.
Sahiti thotë se i ndjeri, çdo mëngjes i bënte shoqëri deri sa e priste autobusin për Gërmi,transmeton Klan Kosova.
Por Sahiti thotë trupi i pajetë i të ndjerit qëndroi për dy orë në vendin ku ai shet cigare në rrugën “Gazmend Zajmi” në kryeqytet, derisa e morën për t’ia bërë obduksionin.
Familjarët e të ndjerit thonë se nuk dyshojnë në askënd se mund ta kenë vrarë të afërmin e tyre.
