Prishtinë: U zunë duke vjedhur në një shtëpi, dy shtetas të Palestinës sulmojnë zyrtarët policorë

Janë arrestuar dy meshkuj, shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e një ankuesi.

Lajme

28/10/2020 08:45

Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë skalper, transmeton lajmi.net.

Të lënduar si pasojë e kësaj nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/