Prishtinë, punëtorët e ndërtimtarisë në majë të vinçit pa asnjë masë sigurie

Thuajse çdo javë në raportin e policisë tregohet për lëndime në vendin e punës në Kosovë.

Lajme

08/11/2019 14:16

Statistikat dëshmojnë se siguria në punë, në vendin tonë nuk është aspak në nivel, shkruan lajmi.net.

E këtë e dëshmojn edhe disa fotografi të ardhura në redaksinë e lajmi.net nga një lexues në Prishtinë.

Në to shihen punëtorët e ndërtimtarisë të cilët kanë hipur mbi një vinç, dhe siç duket nuk kanë asnjë masë sigurie.

Lexuesi ka thënë se kjo ka ndodhur në Lakrishte, afër ndërtesës 21 katëshe. /Lajmi.net/