Prishtinë: Policia shkakton aksident në Lakrishtë (Foto)

Një veturë e policisë së Kosovës, ka shkaktuar aksident në lagjen Lakrishe në Prishtinë.

Lajme

16/09/2015 11:21

Të thirrur për t’u kujdesur që t’i shtyjnë qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit, vetë policët jo rrallë herë nuk i respektojnë ato, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosoves - Aksident

Ka raste kur me formën që ngasin automjetet e tyre, ata rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.

Një rast i ngjashëm, ka ndodhur sot në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ku një veturë e policisë, ka aksidentuar një veturë civile.

Për fat, aksidenti ka rezultuar të jetë i lehtë, dhe pa të lënduar. /lajmi.net

a