Prishtinë: Mbuluan një thes me rërë ku dyshohet se ka dinamit – Arrestohet një i dyshuar

Gjatë ditës së djeshme, dy persona kanë raportuar se kanë parë dy të dyshuar të panjohur duke mbuluar një thes me rërë. Sipas raportit të policisë dyshohet se thesi është i mbushur me dinamit, shkruan lajmi.net. Lidhur me rastin, njësiti për deminim është njoftuar për të dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit,…

Lajme

01/03/2024 09:59

Gjatë ditës së djeshme, dy persona kanë raportuar se kanë parë dy të dyshuar të panjohur duke mbuluar një thes me rërë.

Sipas raportit të policisë dyshohet se thesi është i mbushur me dinamit, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin, njësiti për deminim është njoftuar për të dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE- Prishtinë /  29.02.2024 – 18:00.  Dy meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë  një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim për të dal në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/