Prishtinasit ankohen për vonesat e punimeve mbi ‘kurriz’ të Dardanisë

Tashmë ka dy muaj që punimet mbi pllato në lagjen Dardania kanë filluar. Sipas qytetarëve, e po ashtu edhe bizneseve që veprojnë në atë pjesë, këto punime po shkojnë në mënyrë shumë të ngadaltë.

Lajme

23/08/2015 11:03

Bizneset ankohen se me të filluar punimet, puna e tyre ka rënë nga 50 deri në 95 për qind. Kurse, me ato të ardhura, ata mbajnë familje, e që nuk janë aspak të mjaftueshme.

Sipas shumicës së tyre, komuna ka zgjedhur kohën e papërshtatshme për të kryer këto punime, sepse sezona e verës është pikërisht koha kur vijnë gurbetqarët dhe të ardhurat e tyre rriten dukshëm.

Driton Haxholli punon frizer. Ai lokalin e tij e ka mbi pllato dhe thotë se këto punime kanë bërë që puna të bie. Kjo për arsye se ka shumë pluhur, zhurmë, bagera e kamionë.

“Është dashtë më herët, për arsye se tash do i zë dimri edhe po shkojnë shumë ngadalë. Neve po na pengojnë mjaft shumë. Puna ka ra shumë se nuk mund të kalojnë njerëzit duke u punuar ksajde, pluh ur, zhurmë, bagerat, kamionat…duke punuar janë, por nuk ka ekip të mjaftueshme të punëtorëve. Me 7-8 punëtorë, 10 punëtorë gjithë kjo plato nuk rregullohet”, tha Haxholli.

Edhe Bedri Berisha, i cili punon në njërën nga kafiteritë mbi pllato, thotë se puna ka rënë shumë. Sipas tij, është dashur që këto punime të fillojnë më herët, sepse tash është koha kur vijnë gurbetqarët dhe bizneset kanë më shumë punë.

“Puna ka rënë për 95 për qind, do të thotë jo vetëm në lokalin tonë por në të gjitha lokalet këndej sepse edhe punimet po shkojnë shumë ngadalë dhe nuk ka punëtorë aq sa duhet të ketë kjo firmë. Është dashur më herët, për arsye se vijnë edhe gurbetqarët gjatë pushimeve të verës.”, tha Berisha.

Ndërsa Refil Beshiri nga një kafiteri tjetër aty pranë, tha se këto punime kanë bërë që në mungesë të punës ato të mbyllen. Ai po ashtu u ankua se inspeksioni dhe policia po i pengojnë në punë, duke ua marr tavolinat në kafiteri.

“Prej momentit që ka filluar me u punu këtu, puna ka rënë deri 50 për qind. Janë duke shkuar edhe shumë ngadalë, na pengojnë në punë. I shoh edhe shumë biznese kanë filluar edhe t’i mbyllin, njerëzit nuk mund të kalojnë lirshëm këndej…ndoshta do të shkojë edhe një vit e gjysmë kështu si po punojnë këta. Plus kësaj vijnë na I heqin tavolinat me inspeksion, me polici një ditë kanë ardhur na i kanë marr tavolinat, shkaku që na po i pengojmë në punë.”, tha Beshiri.

Përkundër, ankesave të bizneseve se punimet po shkojnë shumë ngadalë, drejtori i drejtorisë së infrastrukturës lokale, Hyseni Durmishi, thotë se punimet po zhvillohen pikërisht sipas planit dinamik, të paraparë nga kompania përgjegjëse.

“Punimet janë duke u zhvillu ar sipas planit dinamik. Deri tani jemi të kënaqur me zhvillimin e punimeve. Aty kompania në bazë të planit I kanë 180 ditë punë për përfundimin e kontratës. Është një projekt shumë i madh, shumë i rëndësishëm dhe specifik”, tha Durmishi.

Ndërsa sa I përket numrit të punëtorëve, Durmishi tha se kompania përgjegjëse, asnjëherë nuk punon me 3 punëtorë, ndonëse fronti për punë nuk është i gjerë. Por, në rast se plani, i cili ka paraparë që punimet të përfundojnë për 180 ditë punë, nuk zbatohet, atëherë kompania fituese e kontratës do të ketë penalizime nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Janë pozicione të tilla, specifike, që nganjëherë nuk ka mundësi të ketë front më të gjerë. Mirëpo kompania nuk punon me 3 punëtorë…për çdo ditë pu ne që tejkalohet plani dinamik i prezantuar i kompanisë, e cila e ka fituar kontratën do të ketë penalizime prej komunës”, ka thënë Durmishi. (KP)