Prishtinasi nuk e zbaton urdhrin e policit për t’u ndalur më pas edhe e sulmon
Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës. Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 13:25 në Prishtinë, është arrestuar një person për shkak se i njëjti pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për t’u ndaluar në lëvizje mbrapa me veturë e ka goditur zyrtarin policor si dhe biçikletën…

Lajme
Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 13:25 në Prishtinë, është arrestuar një person për shkak se i njëjti pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për t’u ndaluar në lëvizje mbrapa me veturë e ka goditur zyrtarin policor si dhe biçikletën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/