Prishtina zyrtarizon katër basketbollistë

Prishtina ka zyrtarizuar katër basketbollistë për pjesën e mbetur e mbetur të kampionatit.

Sport

12/01/2018 22:11

Valon Bunjaku, Alban Latifaj, Ardit Beqiri dhe Gazzali Makasqi janë emrat e rinj që do ta bartin fanellën e Prishtinës.

“Në prag të fillimit të pjesës së dytë të kampionatit, ekipi ynë ka angazhuar katër lojtarë të rinj, por me perspektivë të cilët do të ndihmojnë lojtarët tjerë me përvojë si Edo, Graniti, Albani e Fisi”.

“Bëhet fjalë për basketbollistët, Valon Bunjaku, Alban Latifaj, Ardit Beqiri dhe Gazzali Makasqi”, ka shkruar KB Prishtina në Facebook.

Nga Prishtina janë larguar pothuajse të gjithë basketbollistët e njohur, me Dardan Berishën, Lis Shoshin dhe Drilon Hajrizin.

Këta tre basketbollistë kanë vendosur të bëjnë karrierë në shtet të ndryshme.

Prishtina e ka mbyll stinorin vjeshtor si lider i padiskutueshëm.