Prishtina vazhdon shkëlqimin në BIBL

Sigal Prishtina mposhti Kozuvin me rezultat 68:58, dhe vazhdoi luftën për kreun e tabelës në Ligën Ballkanike në Basketboll. Dardan Berisha ishte heroi i kryeqytetasve me 25 pikë të shënuara. Sigal Prishtina shënoi fitore të rëndësishme ndaj Kozuvit me rezultat 68:59 duke vazhduar garën për kreun e tabelës në Ligën Ballkanike në Basketboll (BIBL). Skuadra…

Sport

12/03/2014 18:07

Sigal Prishtina mposhti Kozuvin me rezultat 68:58, dhe vazhdoi luftën për kreun e tabelës në Ligën Ballkanike në Basketboll. Dardan Berisha ishte heroi i kryeqytetasve me 25 pikë të shënuara.

Sigal Prishtina shënoi fitore të rëndësishme ndaj Kozuvit me rezultat 68:59 duke vazhduar garën për kreun e tabelës në Ligën Ballkanike në Basketboll (BIBL).

Skuadra nga kryeqyteti nuk e shfaqi lojën e saj më të mirë, por edhe ajo që treguan mjaftoi për të marrë pikë të plota nga dueli mjaft i vështirë. Por, nuk ishte e lehtë.

Dy çerekët e parë i takuan mysafirëve që shkuan në pushim me avantazh të lehtë prej 29:26. Mirëpo, Prishtina u përmirësua në periudhën e tretë të lojës të cilën e mbylli me epërsi 22:15 duke kaluar në epërsi para dhjetë minutave të fundit.

Mysafirët hynë në seri 8:0 duke kaluar në një pikë avantazh, mirëpo pastaj Prishtina u kundërpërgjigj me një seri të shënimeve të njëpasnjëshme dhe kaloi në epërsi të cilën nuk e lëshoi më dhe me plot meritë shënoi fitore me rezultat 68:58.

Tani, skuadra nga kryeqyteti ka bilanc prej nëntë fitoreve dhe pesë humbjeve, në pozitën e dytë.

Edhe njëherë tjetër, basketbollisti më i dalluar tek Prishtina ishte Dardan Berisha me 25 pikë.