Prishtina thellon krizën e Feronikelit, e mposht në ‘Rexhep Rexhepi’

Prishtina e ka mposhtur Feronikelin në stadiumin 'Rexhep Rexhepi', e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës.

Sport

21/10/2020 16:01

‘Bardhekaltërit’ triumfuan me rezultat 1:2 në fund të takimit.

Ishin kryeqytetasit ata të parët që kaluan në epërsi përmes Gentian Mucës (30′).

Por skuadra e drejtuar nga Klodian Duro reagoi me anë të Mendurim Hoti (47′) në pjesën e dytë.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte me barazim, në skenë doli Endrit Krasniqi (85′) që i dhuroi tre pikë skuadrës së Zekirja Ramadanit.

Prishtina ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërkohë Nikli me vetëm gjashtë mban pozitën e tetë. /Lajmi.net/