Prishtina shkatërron Kozuvin, një hap larg finales së Ligës Ballkanike

Prishtina ka arritur të shënojë fitore me rezultat të lartë 85:61 në takimin e zhvilluar kundër Kozuvit, duke qenë kështu vetëm një hap larg finales së Ligës Ballkanike.

Sport

01/04/2015 21:17

Sigal Prishtina ka shënuar një fitore të madhe përballë skuadrës Kozuv me rezultat të thellë 85:61.

Skuadra e Prishtinës ka qenë e jashtëzakonshme nga fillimi e deri në fund të takimit, duke mos i dhënë asnjë rast skuadrës kundershtare.

Pas kësaj fitoreje Prishtina është shumë pranë finales së Ligës Ballkanike, pavarësisht se duhet të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit.