Prishtina shijon fitoren e parë të këtij sezoni, me përmbysje mposht Dukagjinin

Prishtina më në fund ka arritur të shënojë fitoren e parë për këtë sezon.

Sport

19/09/2021 16:55

Kampioni i Kosovës mposhti në udhëtim skuadrën e Dukagjinit me rezultat 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Dukagjini fillimisht kaloi në përsëri përmes Dallkut (35′).

Mirëpo, në pjesën e dytë, Prishtina ishte më agresivë dhe arriti ta përmbys rezultatin.

Mendurim Hoti me kokë barazoi rezultatin (60′).

Kurse, pas 20 minutave, arbitri akordoi penallti pas rishikimit të VAR-it, të cilën e konkretizoi Besnik Krasniqi (80′).

Me këtë fitore, Prishtina renditët në pozitën e shtatë me pesë pikë, derisa Dukagjini një më poshtë me dy sosh./Lajmi.net/