Prishtina publikon çmimet e biletave për ndeshjen ndaj St Joheph’s, tifozët ankohen

Klubi futbollistik Prishtina ka bërë publike çmimet e biletave për ndeshjen ndaj St Joseph’s.

Sport

24/06/2019 16:12

Ndeshja e cila do luhet në kuadër të raundit parakualifikues të Ligës së Evropës, ka zgjuar jo pak interesim për klubin nga kryeqyteti.

Por problemi qëndron te çmimet e larta të biletave, ku tifozët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u ankuar rreth kësaj çështje, raporton lajmi.net.

Bileta më e lirë do të jetë ajo në tribunën veriore dhe kushton 3 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta në tribunën Vip e cila mund të sigurohet me 15 euro.

Biletat kushtojnë:

3 euro – tribuna veriore.
5 euro – tribuna lindore.
8 euro – tribuna perëndimore.
15 euro – tribuna VIP

Ndeshja do të zhvillohet të enjtën më 27 qershor nga ora 20:30, ndërsa biletat do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes përreth stadiumit. /Lajmi.net/